Zgjedhjet pa opozitën, si duhet të sillet media në fushatë?

360

Mungesa e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në fushatën zgjedhore ngre pikëpyetje edhe për vetë njerëzit e medias.

A2 CNN pyeti dy emra të njohur të gazetarisë shqiptare, Armand Shkullakun dhe Aleksandër Çipën, nëse do të ishte më i ndershëm një “fair play” në fushatë edhe ndaj atyre që nuk janë në garë?

“Mendoj që është në të mirë të publikut që kjo të ndodhë sepse opozita, pavarësisht nga pjesëmarrja, ka kapacitete të recencës kritike që mund t’u bëjë projekteve, kandidatëve dhe alternativave që ofrojnë ata. Ekspertiza që është pranë opozitës është në interes të elektoratit”, tha Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Armand Shkullaku mendon se media nuk pse shqetësohet për të ruajtur balancat në një proces që ai e quan fares: “Nuk besoj se ka lider partie në botë që të ketë zënë më shumë hapësirë televizive sesa Edi Rama, as sa kryebashkiaku Veliaj. Kështu që mendoj se mediat nuk kanë pse shqetësohen për monitorimin gjatë një procesi që unë e quaj farsë”.

Kreu i Unionit të Gazetarëve beson se media duhet gjithashtu t’i qëndrojë më strikte parimeve të saj profesionale.

Verifikimi i fakteve duhet të jetë përditshmëria, thekson Shkullaku, jo një ushtrim sezonal.