Pas propozimit për martesë, lidhja e Dajana Shabanit me boksierin në krizë?!

417

Pak javë pasi lidhja e tyre u bë publike, dyshohet se prezantuesja e “Ditë e Re” Dajana Shabani i ka dhënë fund lidhjes me boksierin nga Kosova Kamer Maloku.

Dyshimet kanë nisur pas disa postimeve të bëra fillimisht nga prezantuesja, e cila ka publikuar një video drejtuar atyre që skishin besim tek ajo, që mendohet se është e dedikuar kundrejt Kamer. Ky i fundit gjithashtu ka bërë disa postime të çuditshme që gjithashtu mendohet që i drejtohen prezantueses së Ora News. Një fabul mes një burri e një gruaje postuar në story nga boksieri, ka përforcuar edhe njëherë dyshimet e ndarjes.

Nuk dihet se çfarë po ndodh vërtet mes çifit, në një kohë që u tha se pas propozimit për martesës, Dajana po mendonte të transferohej jashtë për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj. Nuk dihet nëse marrëdhënia mes dyshes ka marrë fund përfundimisht apo kjo është një krizë normale mes çiftit të ri të showbizit.