Edi Manushi dorëzon karrigen e Proçesi Sportiv, vendin e tij e zë një moderatore femër?

390

Einxhel Shkira është padyshim një nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe një nga moderatoret më të reja që ka vjedhur shpejt zemrat e publikut.

Moderatorët e emisionit janë bërë pjesë e një interviste midis njëri tjetrit dhe kanë zbuluar disa detaje interesante. Pyetur nga Edi Manushi se për çfarë emisioni ishte e gatshme të largohej nga E Diell, Einxhel ka thënë duke qeshur

Nëse do më liroje ti vendin tek Proçesi Sportiv. Ashtu si e gjithë salla, edhe Manushi e kaloi këtë përgjigje me sportivitet dhe nuk hezitoi aspak ti lironte vendin ish modeles, duke u ngritur kështu menjëherë nga karrigia. Moderatori u rehatua në kolltuk dhe teksa Einxhel u ul në karrigen e tij, Nevina Shtylla, partnerja e Edit në Proçesi Sportiv, u ul krahas Einxhel.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Einxhel do të zëvëndësonte dikë tek emisioni sportiv, pasi diçka e tillë është përfolur dhe në vitin 2015, kur ajo zuri vendin e Marina Vjollcës për një ditë. Pavarësisht thashethemeve nëpër portale, Einxhel u shpreh në atë kohë se ishte e kënaqur me emisionin e hip hopit që drejtonte.

Për tu kthyer tek Edi Manushi, moderatori prej 2 sezonesh tashmë është shprehur se do të largohet nga Proçesi Sportiv dhe Einxhel duke qenë një ndjekëse e rregullt e sportit dhe shumë e informuar, mund të jetë zgjedhja e duhur.

Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjë prej moderatorëve dhe gjithçka mbetet një spekulim nga një shaka, por mundësia për të ndodhur ekziston dhe kjo mbetet vetëm për tu parë.