Të rinjtë protestë pranë memorialit tek Liqeni: Respekt për të vdekurit, por ky momument nuk na përket neve

457

Një grup të rinjsh kanë shkuar sot përpara memorialit në parkun e Liqenit të ngritur për të rënët gjatë grushtit të shtetit ndaj Erdoganit.

Ata protestojnë kundër memorialit duke shprehur dhe kritikat e tyre për këtë monument në mes të Tiranës.

Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve i përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/08/2019 Paqësisht në vend demokratik

Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, përveç investimeve strategjike, uniformave të policisë dhe ambulancës të falura nga Turqia (dhe të njëjta me to) të cilat na identifikojnë si të tillë, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar) kjo ishte e tepërt shkruajnë të rinjtë në pankarta të vendosura përmbi memorialit.