Rita Ora shfaqet me bikini, por të gjithë vëmendjen e rrëmben mamaja e saj (FOTO)

395

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Rita Ora, së bashku me prindërit e saj Verën dhe Besnikun, tash e sa ditë po shijojnë pushimet në Malibu. Nga pushimet ata publikuan disa fotografi të veçanta, ku shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Sot, Vera publikoi disa fotografi, në njërën nga to, ajo dhe Rita shfaqen me bikini. Të dyja duken shumë tërheqëse në pozat me bikini, por vëmendja më e madhe shkon te Vera, e cila përkundër moshës, gëzon linja perfekte trupore.

Familja nuk është vetëm një gjë e rëndësishme, është gjithçka, shkroi Vera krahas fotografive. Derisa këta po shijojnë pushimet në Malibu, motra e Ritës Elena, po shijon pushimet në Portugali. Në fotografitë që postoi Vera, ajo u dëshiroi atyre pushime të këndshme.