Një djalë ka shokuar me atë që i ka ndodhur natën që pritej të ishte speciale për të dhe vajzën me të cilën ka zgjedhur të kalojë jetën. Kjo është historia që të lë gojëhapur e rrëfyer.
Si kaluat? Si jeni? Jam një 34-vjeç kuksian dhe në jetën time kam pasur disa lidhje.
Por nusen e njoha përmes një kushërirës time në Shqipëri dhe nisa bisedat në distancë.
Gjatë bisedave ajo më tha që nuk kishte patur asnjë djalë në jetën e saj. E besova!
Kur u takuam, kur ajo erdhi këtu sepse unë akoma nuk mund të lëviz jashtë Anglisë, erdhi edhe momenti që do të rrinim bashkë.
Atë natë ajo dukej shumë e shqetësuar gjatë gjithë darkës.
Por thoja hajt se e ka për herë të parë dhe ka emocione.
Kur nisëm të bënim çfarë kishim për të bërë nis kjo e më thotë që ka patur një histori në gjimnaz, por ai djali nuk e mori.
Më erdhi plasja në ato momente. Kisha bërë tërë atë sakrificë ta merrja këtej e ajo më gënjeu. Mbeta pa frymë sinqerisht.
Nuk e preka. Dola nga shtëpia se doja ajër dhe reflektiva. Kuptova që është vajzë e mirë, e këto gjëra i ndodhin kujtdo.
E fala. Nuk di nëse kam bërë mirë apo keq, por ne jemi sot në pritje të fëmijës tonë të parë dhe jam i lumtur me të.
Kështu që zgjodha t’i besoj ndjenjës dhe jo llogjikës. Faleminderit, shkruan ai.