13 vjeçarja shqiptare që u rendit e treta në kampionatin Europianin të shahut.

428

Shqipëria është renditur në vendin e tretë në kampionatin Europian të shkollave në shah, i cili u mbajt në Rumani.

Vendi ynë është përfaqësuar nga Klean Shuqja, në grupmoshën G13. Ajo ka arritur një tjetër sukses personal të saj në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu edhe për vendin tonë. Kampione është shpallur Petya Karaivanova, e ndërsa në vendin e dytë është renditur Aydin Gynelay.

“Përfundon Kampionati Europian i Shkollave ne Rumani, ku shahistja jonë Klean Shuqja renditet në vendin e 3 në grupmoshën G13. Një sukses i radhës për Kleanen e cila vazhdon rezultatet pozitive në arenën ndërkombëtare”, shkruan FSHSH.