Dieta e vjeshtës, këshillat që ju duhen

550

Problemet me peshën janë gjithmonë shqetësuese për të gjithë ne. pas periudhës së pushimeve ne mund të kemi marrë dhe disa kilogram më shumë dhe fillimi i vjeshtës është mënyra më e mirë që do të na ndihmojë për të eleminuar sa më shumë këto kile të tepërta.

Dieta është njëlloj si pushimet duhet që çdo gjë të planifikohet më parë. Përshembull nëse bëhet fjalë për ushqimin e fëmijëve duhet ta planifikoni që në darkë të njëjtën gjë duhet të bëni dhe me ishqimin tuaj.

Gjithashtu është e rëndësishme që çdo vakt duhet të ketë karbohidrate, proteina dhe yndyrna.

Një supë drithërash me perime të freskëta, apo peshk, apo mish i bardhë janë të shijshme dhe me vlera. Për të shuar disi ndjesinë e ngopjes para se të ulemi në tavolinë pimë dy gota ujë.

Ndërkohë me uljen e temperaturave supërat janë mjaft të mira por një aleat i mirë dhe për rënien në peshë. Tundimi ekziston për çdo ushqim, dhe për të shmangur sheqernat e tepërta mjafton vetëm ta shijoni, apo siç themi ne të hani sa për neps.