Reshat Arbana shtrohet me urgjencë në spital

673

Aktori shqiptar i njohur për rolet e shumta në kinematografi e skenat teatrale, Reshat Arbana, është shtruar këtë të mërkurë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Të afërmit e kanë shoqëruar me urgjencë drejt pavijonit të Kardiologjisë në Tiranë, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Aktori i mirënjohur vuan nga një sëmundje ishemie e zemrës dhe po ndiqet nga mjekët, të cilët theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar që nga shtrimi i tij, një ditë më parë.

Edhe pse në moshën 79-vjeçare, Reshat Arbana vijon të jetë aktivë në skenën teatrale, së fundmi me shfaqjen “Babai”.