Shkodra, në mes të verë e përmbytur!…

567

Një shi i rrëmbyer solli përmbytje në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë e reshjeve intensive, pati bllokime në pedonalen e qytetit, si dhe në disa rrugë rruge kryesore ne lagjet Rus, Xhabije e Parruce.

Për shkak të nivelit të lartë të ujit, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar. Punëtorët e ujësjellës kanalizimeve hoqën kapakët e pusetave për të lehtësuar kalimin e ujit në tubacione.

Kjo situatë ka zgjatur rreth dy orë. Ndërkohë, moti me vranësira dhe reshje shiu përveç Shkodrës ka përfshirë edhe qytete të tjera në veri të vendit.