Edhe LSI dorëzon mandatet

464

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI-ja ka vendosur t’i bashkohet, opozitës së bashkuar dhe se ka vendosur të djegë mandatet.

Vendimi siç tha ajo sapo është marrë nga grupi në mënyrë unanime. Kryemadhi tha se LSI-ja mbështet idenë e krijimit të një qeverie tranzitore.

E para e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se fenomeni i blerja e votës nga kjo maxhorancë është një nga burimet kryesore të konfliktualitetit politik në vend.

“Grupi i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjes së Shqipërisë , prandaj ai vendosi sot djegien e mandateve”, tha mes tjerash Kryemadhi.