Gjendet i vdekur në banesën e tij një 44 vjecarë

684

Është gjetur i pajetë në banesën e tij një shtetas 44 vjeçar. Lajmi konfirmohet nga policia e Shkodrës, e cila jep detaje për ngjarjen. Shtetasi me iniciale P.P. është gjetur i vdekur një ditë më parë në banesen e tij në Gimaj të NJA Shalë të Bashkisë së Shkodrës. Nga veprimet e para, policia ka arritur në përfundimin se 44 vjeçari ka vdekur për shkaqe natyrale. Gjithsesi, policia ia ka referuar materialet prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 01.11.2018, në fshatin Gimaj, në banesë ka vdekur shtetasi P.P., vjeç 44. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.