Opozita bojkoton komisionet zgjedhore

414

Protestat do te jene shtylla kryesore e aksionit opozitar. Pas takimit me kryetaret e degëve kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se protestat do te vazhdojnë deri ne rrëzimin e qeverise Rama.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”

Duket se strategjia e opozitës ka ndryshuar, dhe ata kane vendosur ti meshojnë elementit surprize ne organizimin e protestave, pasi askush nuk sqaroi sot nëse do te protestohet apo jo para parlamentit ditën e enjte kur mbahet seanca plenare

Nga ana tjeter opozita ka filluar te qartësoje edhe pozicionin ne raport me zgjedhjet lokale te 30 qershorit. diten qe skadoi afati per ngritjen e komisioneve qe do te administrojnë procesin e 30 qershorit, burime pranë PD dhe lsi sqaruan se opozita nuk do te çoje anëtar per keto struktura.

Është heret te thuhet nese ky vendim është shenja e bojkotit te zgjedhjeve lokale nga opozita pasi komisioneret tradicionalisht caktohen e ndryshohen deri ne momentin e fundit.

Vete kreu i PD Lulzim Basha deri tani ka shmangur çdo koment per 30 qershorin duke u fokusuar tek aksioni per zgjedhje te parakohshme dhe nje qeveri tranzitore.