Makina përplaset me bordurën, dy të plagosur në Elbasan

497

Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras, ku si pasojë janë plagosurit shtetasin me inicialet A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë është aksidentuar i riu si dhe pasagjeri shtetasi me inicialet F.K., 25 vjeç. Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.