A mund të infektohemi me mutacionin e ri nëse e kemi kaluar Covid-19?/ Mjeku Artan Koni: Besoj se…

144

Mjeku i njohur, Artan Koni është i qetë kur flet për mutacionin e ri të Covid-19 që po qarkullon në Britani dhe rasti i parë është gjetur dhe në Itali.

Sipas mjekut, nuk ka vend për panik pasi shumica e mutacioneve “i dobësojnë viruset, në raste të rralla i bëjnë më agresiv”.

E në këtë rast thotë mjeku në një intervistë për News24, “virusi është më virulent, më ngjitës, me transetim më të lartë se Sars Cov2, por s’ka atë fuqi, kalohet më lehtë se virusi i parë. Nëse do i besojmë ministrit të Shëndetit të Anglisë, them se ky virus është më i butë, më lehtë se i mëparshmi”.

I pyetur për rrezikun e infektimit me këtë lloj të ri të virusit, të një personi që e ka kaluar më parë Covid-19, mjeku tha:

“Besoj se nuk do infektohet fare”.

Por kur s’ke më antikorpe?

“Ajo s’dihet me siguri, mendoj se jo se përvec antikorpeve në gjak është dhe memoria qelizore e cila na mbron nga viruset gjatë gjithë jetës ndaj thuhet që ai që e ka kaluar Covid ka shumë pak shanse ta kalojë prap Covid apo mutacionet e tij. Jemi në një pandemi që akoma nuk i dimë gjërat komplet të sakta, do kohë për studimet”, tha Koni.