“Paraliza e gjumit” / Kjo është arsyeja pse zgjoheni natën dhe nuk mund të lëvizni

473

Gjumi është gjendja gjatë të cilës trupi dhe mendja jonë relaksohen proceset biologjike rifitojnë ekuilibrin dhe trupi jonë riparon dëmet që ka pësuar gjatë ditës.

Por ka probleme të cilat ndodhin gjatë gjumit, që mund të na ndikojnë në rutinën e pushimit, mbi të gjitha këto paraliza e gjumit është një ndër më të këqijat. Pa pushimin e duhur, mendja dhe trupi jonë nuk funksionojnë si duhet, si pasojë mund të mos jeni të aftë që të zhvilloni aktivitete të ndryshme gjatë ditës.

Por çfarë është paraliza e gjumit? Për sa i takon shpjegimit të thjeshtë është thjesht zgjimi në mes të natës me paaftësinë për të lëvizur.

Me pak fjalë mendja jonë vazhdon të jetë në gjumë teksa trupi fle. Ajo që ndodh sipas shpjegimeve më të specializuara është kjo: Gjatë fazës REM-të gjumit, ose e thënë ndryshe gjumi me lëvizje të shpejta të syve, trupi paralizohet totalisht në mënyrë që të mos çohemi për të kryer aktivitetet që shohim në ëndërr.

Në këtë fazë të gjumit ndodh që truri të zgjohet teksa trupi vazhdon ende të jetë i paralizuar, ndaj dhe ndjejmë sikur diçka na pengon që të lëvizim.
Në shpjegimet tradicionale ky fenomen lidhet me forca të mbinatyrshme, por në të vërtetë nuk ka fare lidhje me këto të fundit, është thjesht mosfunksionim momental i trupit.