Ndryshon moti për orët në vijim, shikoni ç’pritet të ndodhë me temperaturat

483

Moti për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta arktike, të cilat do të afrohen në vendin tonë. Moti do të jetë me vranësira, reshje bore në zonat malore, ndërsa në zonat perëndimore do të ketë reshje shiu.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë sot pasdite.