Mbushte makinën me karburant e largohej pa paguar, por vjen momenti që e pëson keq lushnjari, ja çfarë i ndodh

529

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Lushnje, pasi ai ka furnizuar me karburant makinën dhe është larguar pa paguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor:

B.N, 24 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në dy karburante të ndryshme në fshatin Gramsh, ka furnizuar mjetin tip “Renault” me karburant dhe ka mashtruar punonjësin e njërit karburant duke i dhënë 200 dinar Serb duke pretenduar se janë 200 paund Anglezë dhe në karburantin tjetër ka furnizuar makinën me 120 mijë lekë karburant dhe ka ikur pa paguar.

Pas marrjes së kallzimeve nga punonjësit e karburanteve, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.