‘Po mbytet’ / Vëllezërit shqiptarë jehonë në mediat austriake, bëjnë gjestin e guximshëm

582

Ideal dhe Leutrim Kuburja, dy vëllezër shqiptarë, janë kthyer në heronj në Austri pas një gjesti heroik e të guximshëm.

Dy vëllezërit i kanë shpëtuar jetën një 23 vjeçari që po mbytej në një pishinë të mbuluar në Aqua Nova në Wr. Neustadt.

“Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm bashkë me tim vëlla nga uji”, ka rrëfyer 20-vjeçari, Ideal Kuburja për mediat austriake lidhur.

23 vjeçari afgan që rrezikoi mbytjen u dërgua menjëherë në spital dhe ia doli të mbijetojë.