Detajet e vogla të një njeriu të madh

464

Në raste festash apo pushimesh rrinte në Washington vetëm që t’u jepte mundësinë truprojave të kalonin pushimet pranë familjeve të tyre dhe jo nëpër ture me presidentin.

Kur ishte i paralizuar dhe në moshë të thyer qethi flokët zero për të ndërgjegjësuar botën për rastin e një fëmijë 2 vjeç që vuante nga tumori.

Kur partia e tij e vuri në presion për të shkurtuar ndihmën për të varfrit për të ulur borxhin u përgjigj: Sa te jem une president Amerika nuk do të bëjë kurrë konsolidim fiskal mbi kurrizin e të varfërve.

George Bush senior ishte njeriu që themeloi rrymën e konservatorizmit të dhimbsur, mbi të cilën ecën më pas djali i tij, David Cameron e shumë të tjerë.

Ishte njeriu që nxori gjysmën e botës nga terri 50 vjeçar i komunizmit.

Është një nga udhëheqësit më të mëdhenj të shekullit 20, por që fatkeqësisht bota i njohu shumë më pak kredite se sa meritonte.

Nga Klodian Tomorri