Burri ekzekuton me armë gruan sapo doli nga gjykata e Elbasanit, plagoset edhe avokati

207

Menjëherë sapo përfundojë seancën për divorcin, burri e priti bashkëshorten e tij me armë në derën e Gjykatës së Elbasanit, duke qëlluar për vdekje, ndërsa mbeti i plagosur edhe avokati Gëzim Toçilla.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes shtetasin me iniciale K.B. i dyshuar si autor i vrasjes.

Gruaja mbeti fillimisht e plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjen së mjekëve ajo nuk mundi të mbijetojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.