Shqiponja me 28 shtëpi.

792

Humanitari nga Kosova, Halil Kastrati, ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të festuar festën e flamurit. Në këto festa nëntori ai ka zgjedhur të gëzojë 28 familje njëherësh duke i bërë ata me shtëpi. Këtë gjë e ka bërë ai vetë publike nëpërmjet një statusi në ‘facebook’, kus hkruan:

“Me ndryshe – Gezim i madh per te gjithe ne

Neser gezim i veçante per 28 familje
28 pale çelesa te varurua ne Shqiponjen dy krenare

Urime ”

Z.Halil ka një shoqatë humanitare, me anë të së cilës ndihmon familjet në nevojë. Ai është teolog me profesion por prej shumë kohësh i është përkushtuar vetëm shoqatës së tij humanitare.

Vetëm në tre vitet e fundit ai ka ndërtuar rreth 200 shtëpi për familjet e varfëra.