Himara çel sezonin turistik, aktivitete e sporte ekstreme (Foto)

391

Himara ka çelur sezonin turistik.

Për të tretin vit radhazi, çelja e sezonit turistik, nuk përkon me një datë fikse, me qëllimin që Himara të shndërrohet në një destinacion për 12 muajt e vitit, e jo vetëm gjatë verës.

Kreu i bashkisë është shprehur se bashkia ka kapacitete për të pritur më shumë turistë se vitin e shkuar.

 

Bregu i Himarës është shndërruar, në një qendër festive, ku nuk kane munguar as sportet ekstreme ujore dhe ato malore.

 

Aktivitetet me rastin e çeljes se sezonit turistik do të përfundojnë në datën 29 prill, ndërkohë që qindra të rinj nga gjithë Shqipëria kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë buzë detit jon.