Po kërkoni një emër biblik për fëmijën? Ja lista me emrat më të kërkuar të djemve.

529

Emri është identitet. Shumë prindër, sapo mësojnë se në jetë po u vjen një fëmijë, fillojnë të mendojnë se cili do të jetë emri që do t’i shoqërojë ata në rrugëtimin e jetës. Vitet e fundit, kjo punë është bërë e vështirë, sepse tendencat po shkojnë drejt emrave unikë, kuptimplotë, por edhe të shkurtër e të thjeshtë. Nëse flasim për trendet në Shqipëri, pothuaj njëlloj si edhe në botë, prirjet janë për gjetjen e emrave të veçantë, të shkurtër, universalë e të thjeshtë për t’u shqiptuar në çdo gjuhë të botës.

Bibla është një magazinë emrash universalë e unikë, që nuk dalin kurrë nga moda dhe që janë bërë edhe e shoqërisë sonë. Personaliteti juaj dhe i partnerit mund të unifikohet me atë të emrit që zgjidhni për fëmijën. Nëse akoma nuk keni arritur të zgjidhni një emër, shikojeni këtë listë dhe bëni një parashikim për origjinalitetin që do të mbajë mbi shpinë fëmija juaj.

Andrew – Andre/a, një emër me origjinë greke, ‘burrë i fortë’

Daniel – ‘God is my judge’ – ‘Zoti është gjykatësi im’

Ebenezer – Eben ‘shkëmb i ndihmës’

Ezekiel – forca e Zotit (hebraisht)

Jason, një emër shumë pupullor në Bibël, ai që të shëron’

Miken/ Mikan – ‘i përulur ndaj virtytit’

Matias – ‘dhuratë e Zotit’

Omar – ‘ai që flet’, në hebraisht dhe arabisht

Othniel – Niel ‘dhurata e Zotit’

Tobiah, Tobias – ‘Zoti është i mirë’

Emanuel, ‘Zoti është me ne’

Etan, ‘i fortë’

Peter, në greqisht do të thotë “i fortë, shkëmb”

Ruben (Reuben), ‘ai që ka parë Birin’

David, një emër që nuk do të dalë kurrë nga moda, ‘i dashur në gjuhën hebreje’

Noah – ‘ngushëllim’ në hebraisht.

Natan, Nathan – ‘shpërblim’ në hebraisht.