Sulmi ndaj hotelit me pushues në Pogradec / Policia nxjerr pamjet e arrestimit të 7 autorëve

312

Policia publikoi pamjet e arrestimit me dron të autorëve të sulmit ndaj Hotel Volorekës në Tushemisht. Në total në pranga kanë rënë 7 persona.

Meard Berberi u arrestuar teksa ishte në tarracë, pas thirrjeve që iu bë me dron nga ana e uniformave blu! Në video shihet qartë momenti, kur forca të shumta policie e kanë rrethuar atë. Autori tjetër, Ilir Berberi u kap teksa fshihej në pyllin e Vërdovës.

Në pranga kanë rënë edhe ekzekutori i sulmit Anterio Kaloshi si dhe bashkëpunëtori i tyre Ervin Kalaja i cili i ka strehuar.

Uniformat blu shtojnë se shkak është bërë pasi autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë tentuar ti vrisnin djalin.

Organizator të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi.

Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.Gjithashtu ndaj shtetasit Meardi Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.

Deri në këto moment janë arrestuar dy organizatorët Ilir Berberi dhe Meard Berberi, ekzekutori i sulmit Anterio Kaloshi, bahskëpunëtori që strehoi Meardin Ervin Kalaja. Gjithashtu në pranga janë vënë Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Sipas policisë në kërkim është edhe një person i për ngjarjen, i identifikuar me inicialet B.S.

Pamjet e arrestimit https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/299585411299290/?vh=e&extid=ec4TDO1O4HYSDEU2