IKMT shemb pallatin 5-katësh (Foto)

461

Një pallat 5 katësh është shembur këtë të premte nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Çorovodë.

 

Në ndërtesë u hapën 1500 vrima, ku u vendosën 30 kg eksploziv.

 

Objekti  është rrëzua në mënyrë të plotë ndërsa shpërthimi ka qenë i kontrolluar për të mos dëmtuar banesat e tjera përreth. Më herët bashkia dhe IKMT njoftoi qytetarët për të marrë masat e duhura.

 

Sipas Entit të Banesave objekti për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarë. Prej vitesh banorët që jetonin pranë kishin ngritur zërin se ndiheshin të rrezikuar.