Shembet mali, bllokohet qarkullimi në aksin Burrel-Milot

445

Reshjet e shirave të nisura prej dy ditësh vijojnë të krijojnë probleme në aksin nacional Burrel – Milot në segmentin e Shkopetit.

Mbrëmjen e së hënës një masiv i madh dheu bllokoi qarkullimin e mjeteve për disa orë.

Megjithë ndërhyrjen e bërë nga firma mirëmbajtëse ende nuk është larguar materiali nga rruga.

Punëtorët po thyejnë gurët e më pas i largojnë nga rruga, ndërsa qarkulli i mjeteve bëhet vetëm me një sens lëvizjeje.