E PAZAKONTË! Shqiptari kërkon ta çojnë në burg, arsyen nuk do ta besoni!

188

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar i cili ka qenë në arrest shtëpie i ka kërkuar policisë që ta çojnë në burg, për shkak se nuk duronte dot gruan e tij. Sipas mediave të huaja, shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpiak për disa muaj për “krime të lidhura me drogën” dhe do të duhej të qëndronte atje për disa vite.

Por, 30-vjeçari tha se nuk mund të përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij, ndërsa u largua nga shtëpia dhe shkoi në polici për të kërkuar vuajtjen e dënimit në burg.

“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”.-i tha 30-vjeçari shqiptar policëve.

Burri u arrestua menjëherë për shkelje të kushteve kufizuese dhe organet e drejtësisë urdhëruan kalimin e tij në burg.