Alimadhi përjashtohet nga punimet e Kuvendit, ja arsyeja.

252

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka zyrtarizuar vendimin për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e kuvendit deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi.

Fillimisht Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit pas akuzave të forta që Alimadhi bëri ndaj Ruçit, duke e quajtur atë komunist të ndyrë dhe Partinë Socialiste si partinë komuniste. Ruçi i ndërpreu deputetit fjalën me argumentin se kishte kërkuar të fliste për procedurë por deklaratat e tij nuk kishin lidhje me procedurën e seancës.

Pas ndërhyrjes së Ruçit, Alimadhi nuk pranoi të lirojë foltoren. Pas kësaj përpla.sje, Ruçi vendosi përjashtimin e Alimadhit nga punimet e kuvendit për 10 ditë.

Alimadhi u shpreh se është prekur mos respektimi i të drejtës së fjalës dhe thotë se PS është parti hermetikisht e mbyllur me mendime komuniste.