Punonjësit në protestë për pagat: Në lojë është futur edhe bashkëshorti i Xhaçkës.

337

Ditën sotme janë mbledhur para derës së kombinatit të armëve në Poliçan, dhjetëra punëtorë për të protestuar duke kërkuar pagat e tyre. Banorët kërkojnë që të takojnë drejtorin Arshin Tusha ndërkohë që theksojnë se ai u ka premtuar se pagat do tu kalojnë.

Protestuesit theksojnë se në këtë lojë është përfshirë edhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka pasi sipas tyre po kërkon që të shesë lëndën e parë.

Sipas banorëve ato thonë se është bërë palë ministria dhe kërkon që të shesë lëndën e parë, ndërkohë që na premton lekët dhe nuk na ka dhënë asgjë. Ato po ashtu paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre me grevë urie.

Jam në punë dhe nuk kam marrë rrogën. Për të drejtën tonë për rrogat sepse kam dy vite pa marrë paga. Drejtori është Ashim Tusha, ne nuk lejojmë njeriu këtu nëse nuk na japin lekët. Ju lutem shumë merrni masa.

Është bërë palë ministra dhe kërkon që të shesë lëndën e parë ndërkohë që na premton lekët dhe nuk na ka dhënë asgjë. Jemi 50-60 punëtor që nuk kanë arrë pagat. Të merren masa se nuk kemi para për të paguar. Kam kalamajtë në shkollë dhe pa bukë nuk e di se çfarë do të bëhet.

Kemi 5 orë këtu ai nuk del jashtë, por rri në zyrë. Do ta përshkallëzojmë më grevë uria nuk kalon asnjë makinë këtu. Thuhet se është pasuri i ministrisë ajo është e jonë, thanë banorët.