El Classico, Barça “zbërthen” Realin

474

Barcelona ka zbërthyer në El Classico Realin e Madridit, duke fituar me rezultatin e thellë 5 me 1.

Edhe pse në fushën e lojës mungonin Messi e Ronaldo, I pari për shkak dëmtimi e ndërsa portugezi për faktin e transferimit në Itali, bukuria e EL Classico nuk humbi në asnjë moment.

Braziliani Coutinho në minutën e 11 të pjesë së parë, e më pas Luis Suarez në të 30 me penallti, ishin protagonistët që dhe I hapën rrugë festivalit të golave.

Edhe pse në pjesën e dytë brazilaini Marcelo, ngushtoi diferencën e golave, madrilenët e patën të pamundur të përballonin Barçën.

Në mungesë të fenomenti Messi, uruguajani Luis Suarez është ai që shënon sërisht në të 75’ dhe në 83’ duke finalizuar kështu dhe tripletën e parë në El Classico.

Por kur po dukej se loja po shkonte drejt përfundimit, është kiliani Arturo Vidal ai që kalon sërisht në epërsi Barcelonën duke thelluar rezultatin në 5 me 1.

Një disfatë kjo e patolerueshme për ekipin madrilen, pasi ka thelluar akoma më shumë krizën për galaktikët.