Ja 14 kandidatët për fitimin e ”Topit të Artë”

179

Gara për çmimin e madh individual “Top i Artë”, është më e hapur se kurrë. Kështu e nis shkrimin e saj prestigjiozja gjermane Sport Bild, e cila ka renditur edhe 14 kandidatët që mund të kenë shanset për të fituar këtë çmim.

1 – Robert Levandovski (Bajern Mynih)

32-vjeçari fitoi 6 tituj vitin e kaluar duke përfshirë edhe Champions League, por ceremonia për ”Topin e Artë” nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. Këtë sezon, polaku theu rekordin e Gerd Muller, duke shënuar 41 gola në Bundesligë. Megjithatë, Bajern u mund në çerekfinale nga PSG, dhe Polonia u ndal që në grupe në ”Euro 2020”.

2 – Kristiano Ronaldo (Juventus)

5 herë fituesi i ”Topit të Artë”, u shpall golashënuesi më i mirë i ”Euro 2020”, por Portugalia u mund në fazën e 1/8 nga Belgjika me rezultatin 1-0.

3 – Lionel Mesi (Barcelona)

Një sezon zhgënjyes për 6 herë fituesin e këtij çmimi, ku me Barcelonën nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Por, Mesi fitoi titullin e parë ndërkombëtar me Argjentinën, Kupën e Amerikës.

4 – Xhorxho Kielini, 5 – Leonardo Bonuçi

Të dy mbrojtësit zhvilluan një sezon fantastik me Italinë duke u shpallur kampionë të Europës. Me Juventusin, nuk fituan asnjë trofe.

6 – Xhorzhinjo (Çelsi)

Një sezon i jashtëzakonshëm për mesfushorin italian. Kampion europe në rang klubesh me Çelsin, dhe me kombëtaren italiane.

7 – N’golo Kante (Çelsi)

Një nga futbollistët kryesore të Çerlsit këtë vit, fitues i Champions League. Në ”Euro 2020”, Franca u eleminua nga Zvicra në fazën e 1/8-ave.

8 – Kilian Mbape (PSG)

Një nga talentet më premtues të futbolllit ditët e sotme. Megjithatë, sipas ekspertëve shanset e tij janë të pakta, sidomos pas humbjes së penalltisë ndaj Zvicrës.

9 – Romelu Lukaku (Inter)

Fitues i Seria A me Interin në Itali. Një pikë kyçe dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares së Belgjikës.

10 – Kevin de Bryn (Mançester Siti)

Finalist me Mançester Sitin në Champions League. Fitues i Premier Ligës, dhe një nga lojtarët më të mirë në botë pë momentin.

11 – Nejmar (PSG)

Në finale të Kupës së Amerikës me Brazilin, vendi i dytë në Francë me PSG. Shanset e brazilianit nuk duken të mëdha.

12 – Herri Kejn (Totenhem Hotspur)

Sulmuesi kryesor i Anglisë deri në rrugëtimin e finales së ”Euro 2020”. Sezon për t’u harruar në Premier Ligë me Totenhemin.

13- Erling Haland (Borussia Dortumnd)

Një ndër sulmuesit më të mirë dhe më të kërkuar në botë. Fitues i Kupës së Gjermanisë me Dortumundin. Norvegjia nuk mori pjesë në europian.

14- Xhanluigji Donaruma (PSG)

Lojtari më i mirë i kampionatit europian dhe fitues i ”Euro 2020”. Kalim i bujshëm nga Milan për te PSG.