U godit nga krahu i robotit, humb jetën shqiptari në Itali

575

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në tragjikisht në vendin e tij të punës, në Itali.

Sipas mediave italiane viktima është shtetasi kosovar Shpejtim Gashi, 44-vjeç, i cili humbi jetën, pasi u godit për vdekje nga krahu mekanik i pajisjes robotike me të cilën ishte duke punuar.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike.

Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët, në Ponte di Piave poshte Treviso. Kompania ku ai punonte ndërpreu punën në nderim të tij dhe në shenje zie.