Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër.
Një person ka humbur jetën e një tjetër është plagosur.
Në makinë mësohet se ishin duke udhëtuar dy persona, shoferi 50-vjeçar me inicialet A. K., dhe pasagjerja 79-vjeçe me inicialet A. K., nëna e shoferit.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:20 të ndodhur në zonën e njohur si ura e Pesjakës është përfshirë AA 139 RP.
Dyshimet janë që mjeti të ketë dalë nga rruga për shkak të lagështirës.