8 arkivole, hapen dyert e mortit në familjen Zykaj. Ja amaneti i gjyshit

870

Heshtje, pikëllim, gra me rroba të zeza kanë vërshuar drejt banesës ku u shuan 8 anëtarë të familjes Zykaj të ekzekutuar pa mëshirë një ditë më parë nga kushëriri i tyre.

Në banesën përdhese raportohet të kenë mbërritur trupat e viktimave ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot.

Ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç.

Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amanet që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.