Flori dhe diamante, Adelina Tahiri "mburret" me shtëpinë e re

581

Adelina Tahiri ka postuar disa foto në Instagram duke treguar disa nga objektet që ka blerë për shtëpinë e re, ku do të jetojë me bashkëshortin e saj, avokatin milioner, Serjoza Markov.

Ky i fundit duket se nuk kursen asgjë kur vjen puna për të llastuar gruan e tij, e cila është në pritje të djalit të tyre.
Me anë të postimeve në Instastory, këngëtarja Adelina Tahiri i ka habitur të gjithë me sendet e luksit që ka blerë për shtëpinë.

Në njërin postim shihet një armë zbukurimi e veshur në diamantë dhe një statujë shqiponje prej floriri.


Ndërsa në postimin tjetër Adelina tregon abazhurin e madh me kristale, duke i mahnitur të gjithë fansat e saj.