Katër anëtarët e një familje që udhëtonin me një karrocë me kuaj janë plagosur mbrëmjen e së hënës në aksin Korçë-Voskopojë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Goskovës”.
Anëtarët e familjes Hamza që udhëtonin me një karrocë të tërhequr nga kuaj, janë goditur nga një mjet tip furgon me targë KO 6311 B me drejtues shtetasin N.Xh.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i karrocës shtetasi F.H, 50 vjeç, si edhe shtetaset B.H, 45 vjeçe, E.H, rreth 21 vjeçe dhe E.H, 19 vjeçe.
Kryefamiljari Ferdinand Hamza u nis në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës pasi është në gjëndje të rëndë ndërsa gruaja e tij B.H. dhe dy vajzat ndodhen e spitalin e Korcës jashtë rrezikut.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.