Policia greke vret një shqiptar në kufi

551

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar, ndërsa raportohet për një shqiptar të vrarë. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00 (ora shqiptare).

Mësohet se një grup shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi panë se u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.

Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur canta me drogë.