Shpërthim në një universitet privat në Tiranë, detajet e para

227

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në kuzhinën e një Universiteti privat në kryeqytet.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë shënuar dëme të mëdha materiale. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.