Sapo doli nga shtypi në gjuhën kineze
“Enciklopedi e shkurtër e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”.
Enciklopedia është një paraqitje e denjë e vlerave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore shqiptare në qytetërim, arkeologji, gjuhë, letërsi.
Disa kapituj të veçantë janë për kodikët, eposin, kanunet, statutet, tolerancën ndërfetare, sistemin politik në Shqipëri.
Autorë kryesorë në shqip: akademik Jorgo Bulo, prof. Seit Mansaku, akademik Muzafer Korkuti, akademik i asociuar Shaban Sinani dhe prof. Dr. Ferit Hudhri.
Kryeredaktore e botimit kinezisht dhe përkthyese prof. Ke Jing.
Bashkëpërkthyese: dr. Ma Sai.