Parashikimi i motit, ja surprizat për ditën e nesërme

531

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon që nuk do të ketë luhatje të motit dhe kryesisht do të ketë diell.Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 5 °C në vendet malore.

NJOFTIMI I PLOTË I IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C

në vendet e ulëta: 11 / 22 °C

në vendet malore: 5 / 17 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.