Tragjike në Gjermani/Dy vëllezërit shqiptarë përplasen nga treni dhe humbin jetën

248

Një ngjarje trag jike ka ndodhur në Gjermani. Dy të rinj kosovarë nga Deçani kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një tren në stacionin afër Landshut në Bavarinë e Ulët.

Autoritetet deklarojnë se dy vik timat janë të moshës 13 dhe 17 vjeç, ndërsa janë ak sidentuar mëngjesin e sotëm teksa kanë tentuar të kalojnë shinat në stacionin Bruckberg, ku do të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier, i cili tha se kjo është një ditë trag jike për komunitetin.

“Shumë studentë duhet të ishin dëshmitarë të aksi dentit. Në momentin që zbulova se dy të rinj kanë pasur një aksi dent fatal, natyrisht që jam shumë i prekur” tha ai.