Nëse e trajtoni një individ ashtu siç ai është, ai do të mbetet ashtu siç ai është. Por nëse e trajtoni atë sikur ai të ishte ashtu siç duhet dhe mund të jetë, ai do të bëhet ashtu siç duhet dhe mund të jetë…
Johann Wolfgang von Goethe, – (1749 – 1832) ishte burrështetas dhe shkrimtar gjerman.
Sot ekzistojnë më shumë se 10.000 letra dhe mbi 3.000 vizatime të tij dhe gjithashtu fragmente letrare dhe shkencore.
I konsideruar nga Albert Ajnshtajn si “njeriu i fundit në botë që di çdo gjë”, emri Johan Volfgang von Gëte i ka kaluar kufijtë e Gjermanisë.
Johann Wolfgang von Goethe (Johan Volfgang von Gëte) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.
Dijetari gjerman themeloi edhe shkencën e kimisë njerëzore dhe zhvilloi një nga teoritë më të hershme të njohura të evolucionit.
Ai është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.
Në vijim, supershendeti.com do t’ju njohë me 25 nga thëniet e tij më të mira (sidomos pika nr.16), si dhe 5 poezi për lexuesit me shije të hollë…
Jemi të sigurtë se te poezia nr. 1 do të përloteni, ndërsa mund ta merrni veten te vargjet e poezive të tjera me dashuri 🙂
1. Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.
2. Njerëzit përçmojnë, atë që nuk kuptojnë.
3. Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë, ku ai e sheh portretin e vet.
4. Njeriu e vë veten në nivelin, me të cilin të tjerët e vlerësojnë.
5. Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.
6. Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.
7. Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.
8. Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.
9. Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.
10. Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.
11. Mos ëndërro gjëra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve.
12. Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet.
13. Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.
14. Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.
15. Është i vdekur në këtë botë, ai që nuk beson në një botë tjetër.
16. Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.
17. Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori.
18. Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh.
19. Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.
20. Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.
21. Më mirë të mashtrohesh nga miqtë, se t’i mashtrosh ata.
22. Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.
23. Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.
24. Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.
25. Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.