Pritet dëshmia e Izet Haxhisë, familjarët e Azem Hajdarit marrin azil në Francë

724

Familjarët e ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë këtu motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.
Krejt e pazakontë dhe e çuditshme kur bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, është gjyqtare në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Por vetëm një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil.
Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton newsbomb.al.
“Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të Familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet.
Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez.
Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj, raporton newsbomb.al.
Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i Azemit.
Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.
Ndërkohë që në Shqipëri pritet një rigjykim sa i përket vrasjes së ish-deputetit demokrat. Kjo pasi shtetasi Izet Haxhia është ekstraduar nga shteti turk me dëshirën e tij për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen e bujshme të shtatorit 1998.