Hidhet nga avioni, humbet jetën parashutisti i ushtrisë.

370

Forcat e Armatosura të Greqisë janë në zi. Një parashutist i Njësisë së Komandës së Operacioneve Speciale ka humbur jetën gjatë stërvitjes ushtarake duke u hedhur nga avioni.

Për shkak të erërave të forta, parashutisti u rrëzua në tokë. Sapo doli nga rrezja e zonës së hedhjes, Forcat e Armatosura u vunë menjëherë në alarm dhe nisën operacionin e kërkim-shpëtimit.

Trupi i pajetë i ushtarakut grek 34 vjeçar u gjet i pajetë në një zonë moçalore. Incidenti ndodhi rreth orës 22 të mbrëmjes të së enjtes teksa forcat greke po zhvillonin stërvitje. Një hetim ka nisur për këtë ngjarje për të zbardhur rrethanat.