Pësuan aksident dhe kishin armë me vete, arrestohen dy persona dhe një tjetër shpallet në kërkim

3035

Policia në Lezhë ka arrestuar dy persona në flagrancë dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim, pasi ata duke lëvizur me makinë janë aksidentuar.
Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje ata kanë tentuar të fshehin fshehin armën, duke e hedhur në obrrin e një shtëpie.
Njoftimi i plotë
Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën pistoletë që e kishte me vete, arrestohet në flagrancë
Proçedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë për pengime për zbulimin e së vërtetës së ngjarjes
Nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A.N., 47 vjeç, banues në Lezhë
– O.V. , 39 vjeç, banues në Lezhë
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M.24 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi A.N. , në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur , ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.N. i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit
D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e
punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.V.
Veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 278/1, 291 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.N..
Veprat penale ” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 301 dhe 236/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Oltion Vuka.
Vepra penale” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.