Vrau kushëririn për 500 mijë lekë, RENEA kap autorin

384

Forcat speciale RENEA, ka vënë në pranga shtetasin Enrik Lluka në Gjirokastër. Ai ishte shpallur ne kerkim per atentatin ndaj kusherinjve te tij Dorian dhe Bilbil Lluka ne vitin 2016 ku njeri mbeti i vdekur dhe tjetri u plagos

Informacionet bëjnë me dije se aksioni për arrestimin e këtij personi është finalizuar mëngjesin e kësaj të enjteje në banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit.

 

Gjithashtu Endrit Llukës i është gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.

 

I ndaluari Enrik Lluka  në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka vrarë kusheririn e tij Dorian Lluka, 29-vjeç dhe ka plagosur vellain e viktimes Bilbil Llukën, 31 vjeç.

 

Nje ngjarje e rende e cila mesa duket e kishte zanafillen tek nje borxh 500 mije lekesh mes kusherinjve.

 

Per kete ngjarje te rende ai u denua ne mungese nga gjykata me 35 vjet burg.