Ministri grek i Ekonomisë, Papadimitriou ka dhënë dorëheqjen sot, një ditë pasi bashkëshortja e tij, Ministrja e Solidaritetit Social, Antonopoulou dha dorëheqjen pas skandalit me subvencionet.
Ministrja e Solidaritetit Social, Antonopoulou paraqiti dje dorëheqjen tek Kryeministri Tsipras, pas zbulimit se ajo ka marrë 23 mijë euro subvencione për qiranë e një banese në një lagje Kolonaki të Athinës.