Kërkohet 30 vite burg për ish presidenten e Koresë së Jugut

437

Gjatë proçesit gjyqësor që po zhvillohet aktualisht në Seul të Koresë së Jugut, Prokuroria ka kërkuar 30 vite burgim për Ish Presidenten e vendit, Park Geun-hye.
Gjatë muajit Prill të vitit të shkuar, menjëherë pas proçedurës së “impeachment”, që është shkarkimi i Presidentit të Vendit, prokurorët e çështjes ngritën 18 akuza për vepra penale si korrupsion, abuzim me pushtetin, nxjerrje të sekretit shtetëror, etj.