Përse njëri prind është më i preferuar nga fëmijët?

503

Prindërit janë gjithmonë mbështetja më e madhe për secilin nga ne, janë dera e hapur gjithmonë për të mirat dhe problemet e çdo fëmije.

Por gjithmonë se fëmijët kanë një prind pak më shumë të preferuar se tjetri. Kjo nuk është një mënyrë që prindërit nuk duhet të dyshojnë te aftësia e tyre prindërore, dhe sduhet ta marrin si diçka personale.

Ndonëse kjo mund t’jua lëndojë pak ndjenjat, zgjedhja e njërit prind para tjetrit është normale në periudha të caktuara të jetës për fëmijët. Pra, lajmi i mirë është se favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se a jeni prind i mirë apo jo.

Fëmijët dhe adoleshentët mund të shfaqin favorizim në periudha të caktuara të jetës për arsye të ndryshme. Kur është fjala për bebet, zgjedhja e njërit prind mbi tjetrin është gjë e shëndetshme dhe e domosdoshme për fazën e zhvillimit që lidhet me procesin e përkushtimit.

Qëllimi i kësaj faze është të gjendet personi që e furnizon fëmijën me kujdes të plotë dhe mbështetje. Kur fëmija të kalojë nëpër procesin e zhvillimit emocional apo pubertetit, ata mund të shfaqin favorizim herë për njërin prind, e herë për tjetrin.

Këshilla e vetme për ju është që të mos insistoni të bëheni prindi favorit i fëmijës, sepse kjo vetëm sa mund ta largojë fëmijën më shumë. Mbani mend se kjo gjë është normale duke u rritur fëmija dhe do të përfundojë shpejt.